Theret me thikë një person në Gjakovë

Një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi i njëjti është therur me thikë nga persona të dyshuar të panjohur për të.

Sipas forcave të rendit, viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti po vazhdon të hetohet.