Foto: Ilustrim

Theret me thikë një kaçanikas, gjendja e tij shëndetësore e rëndë

Një qytetar nga Kaçaniku është goditur me thikë nga një person, dhe ka pësuar këndime të rënda. Policia e Kosovës, njofton se i dyshuari është arrestuar, ndërsa motivet e rastit mbesin ende të panjohura për organet e rendit.

Viktima, siç raporton Policia e Kosovës, pas sulmit të pësuar është dërguar në spital për tretman mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e tij është e rëndë. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajte. Njësitë policore kanë dal në vend ngjarje dhe rasti po vazhdon të hetohet.