Foto: Ilustrim

Theret me thikë një i ri në Prishtinë

Një person është therur me thikë para pak minutash në Prishtinë. Lajmin për rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se viktima, në bazë të dhënave fillestare, dyshohet se është i moshës 25 vjeçare dhe se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Edit Durham” pak më parë.

Për gjendjen shëndetësore të të lënduarit, Ahmeti nuk ka dhënë detaje, ndonëse ka thënë se ai është dërguar për tretman mjekësor.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti për KALLXO.com.