Foto: Ilustrim

Theret me thikë një i mitur, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje tre të mitur, të cilët dyshohet se e kanë therur me thikë një të mitur tjetër.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Podujevë, në rrugën “19 Qershori”.

Policia ka bërë me dije se viktima është dërguar në QKUK.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar – të mitur, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar (therur me thikë) viktimën mashkull  kosovar, po ashtu i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë.