Theret me thikë një 24-vjeçar në Gjilan
13.11.2024 - 21:56
Një 24-vjeçar është therur me thikë sonte, më 13.11.2024, rreth orës 20:20 në rrugën “Isa Boletini” në Gjilan.
Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tregoi se ngjarja ka ndodhur prapa Stacionit të Autobusëve në qytetin e Gjilanit.
Sipas zëdhënësit, viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente dhe më pas për shkak të lëndimeve është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.
Hashani theksoi se i dyshuari i këtij rasti është i njohur për Policinë dhe është vënë në kërkim policor.
Gjithashtu, Hashani njoftoi se Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.