Theret me thikë i mituri në Podujevë

Një i mitur është therur me thikë dy natë më parë në Podujevë, më saktësisht në rrugën “19 Qershori”.

Policia ka njoftuar se i mituri kishte kërkuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që kishte marrë nga therja.

Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari i mitur. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.