Theret me thikë 19 vjeçari në Drenas, arrestohen dy të dyshuar

Një 19 vjeçar është therur me thikë para disa orëve në Drenas.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën, se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ka kërkuar ndihmë mjekësore një person, A.L 19 vjeçar, i cili ishte i lënduar nga një mjet i mprehtë, thikë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se me të marrë informatën, policia ka ndërmarr një varg veprimesh operative dhe ka arritur që të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar M. S. 21 vjeçar dhe K.S., 18 vjeçar, të cilët janë dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë.

“Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarje, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.