Themelohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Është konsitituar Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Kryesuesi i komisionit, Bedri Hamza (PDK), para anëtarëve tha se ky komision do të përbëhet me 11 deputetë.

“Për shkak që disa prej deputetëve ende nuk e kanë dhënë betimin, nuk munden me na u bashkangjit, andaj jemi një numër më të vogël sot. Në seancën e ardhshme po besoj qe jemi krejt. Nuk e kemi kourom me vazhdu punimet, por vazhdojmë me piken e vetme të rendit të ditës”, tha ai.

Hamza foli për rëndësinë dhe mes tjerash prenzatoi fushëveprimtarinë e komisionit.

“Është komision me rëndësi, për shkak se ky komision do të ketë mbiekëqyrjen dhe ligjshmërinë, fushveprimtarinë e paras publike. Është një numër i madh i raporteve qe ne do të shqyrtojmë. Pret një dinamikë të madhe për punën e këtij komisioni. Përveç raportëve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrën financiare, ne do te merremi edhe me raportin e përformancës. Gjithashtu edhe me kryerjen në proceduren e përzgjedhjes së auditorëve të jashtëm”, tha Hamza.

Ai shprehu interesimin qe përmes këtij komisioni, Zyra Kombëtare e Auditorit të mbështetet me buxhet por edhe për kushtet për punë.

Ndërkaq, deputeti Ali Berisha (AAK) tha së duhet angazhuar në adresimin e rekomandimeve nga ZKA, pasi që sipas tij, duhet monitoruar nëse po zbatohen ato.

“Adresimi i rekomandimeve jo vetëm ne si komision por edhe si insitutucione menaxheriale duhet shikuar matja e atyre rekomendimeve se a po i zbatojnë apo jo. Ne duhet të shikojmë nese rekomandimet e auditorëve me shiku a po zbatohen”, tha Berisha.

Ndërsa, Albert Kinolli nga 6+ kërkoi nga anëtarët e komisionit mobilizim për të bashkëpunuar dhe që “zhvishën nga petku partiak” në të mirën e paras së taksapaguesve.

Anëtarët e Komisionit votuan që mbledhjet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike të mbahen çdo të mëkurë në orën 10:00.

Ky komision deri më tani ka këtë përbërje: Bedri Hamza (PDK), Sejdi Hoxha (PDK), Ali Berisha (AAK), Endrit Shala (NISMA),  Verica Ceranic (Lista Serbe), Vlora Limani – Hajuni (LDK) dhe Albert Kinolli (6+).