Themelohet komisioni disiplinor për rastin e Sekretarit të Ministrisë së Integrimeve

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të themelohet një komision disiplinor dhe të shqyrtojë rastin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Njoftimi i Qeverisë së Kosovës pas mbledhjes së mbajtur sot në mënyrë elektronike nuk ka detaje në lidhje me rastin për të cilin pritet të hyjë në komision disiplinor Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian.

Në njoftim thuhet se në krye të këtij komisioni do të jetë Zëvendëskryeministri Haki Abazi, ndërsa anëtarët do të jenë U.D. Ministrit të MPBAP, Xhelal Sveçla, Ministrja e MAPL, Emilja Rexhepi, Sekretati i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi dhe Kryeshefja Ekzekutive e ABGJ-së, Edi Gusia.