Themelohet Grupi Punues për Strategjinë e Privatizimit

Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues Ndërinstitucional për draftimin e Strategjisë për Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore, në bashkëpunim me Agjensionin Kosovar të Privatizimit  , e cila nuk duhet të shpallë privatizimin pa u përgatitur strategjia se çfarë do të ndodh me mjetet.

“ Pas marrjes në konisderatë të kërkesave të kreditorëve dhe detyrimeve të tjera të ndërmarrjeve  që janë në adminstrimin e AKP-së, do të përgatitët strategi se si do të përdoren mjetet nga privatzimit. Asetet nën AKP nëpër komuna do të shqyrtohen  me kujdes për shfrytezimin e atyre asteve  për qëllime publike. Do të përgatitet një strategji e qartë për përmbledhjen e procesesit të privatzimit dhe transforimin e këtij agjensioni në një agjension brenda qeverisë” ka thënë zëvëndësministrja e Ambientit dhe Ekonomisë, Burbuqe Bakija Deva.

Me këtë anulohet vendimi i Qeverisë së Albin Kurtit i datës 10 mars që ka të bëjë me privatizimin.