Falënderimi për NATO-n | Foto: ZKM

Themelohet grupi për avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka themeluar grupin pununes ndërinstitucional për avancimin e rrugës integruese të Kosovës në organizatën e NATO-s.

Po ashtu, në këtë mbledhje të Qeverisë, janë ndarë 111 mijë euro shtesë për Zyrën Kombëtarë të Auditmit.

Këto mjete janë ndarë për zbatimin e projektit ‘softweri për menaxhimin e proceseve të Auditimit’.

Sot është  votuar edhe për afirmimin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të promovuar dhe forcuar kujtesën për Holokaustin dhe për të luftuar antisemitizmin me të gjitha format e tij.

“”Është detyrë politike e morale që ta luftojmë semitizmin dhe racizmin. Votimi i këtij vendimi do ta rreshtojë Kosovën përkrah vendeve të tjera te fuqishme”, tha ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla.