Thellohet kriza, virusi prek mjekët e Prishtinës

Sot në Prishtinë janë identifikuar pesë punonjës shëndetësorë si të infektuar me COVID-19.

Kështu ka thënë Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

“Pesë punonjës: një mjek dhe katër infermierë”, ka thënë ai në një bisedë për KALLXO.com.

Gashi ka dhënë edhe detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.

“Mirë janë, nuk kanë ndonjë problem apo simptomë, sot i kemi dërguar në vetizolim e po ashtu edhe kontaktet e tyre”, tha ai.

Punonjësit shëndetësorë janë nga dy qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë, njëra në qendër të qytetit dhe tjetra në lagjen “Mati 1”.