Oda Ekonomike e Kosovës

Thellimi i krizës me COVID-19,  Oda Ekonomike thërret konferencë të jashtëzakonshme

Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme të hënën nga ora 10:30.

Përhapja e pandemisë COVID-19 dhe ndikimi në ekonomi do të jetë tema e cila do të diskutohet në konferencën e thirrur nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

“Duke e marrë parasysh rolin e rëndësishëm që ju keni në informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor, ju ftojmë të mbuloni këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

Mbrëmë u regjistrua numri rekord i të identifikuarve me coronavirus. Gjithsej 178 persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus nga mostrat e marra gjatë ditës së djeshme.

Si përgjigje ndaj kësaj, sot Qeveria e Kosovës ka rikthyer disa masa për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Disa nga masat janë edhe kufizimi i lëvizjes në Prishtinë, Vushtrri, Prizren e Ferizaj.

Qeveria ka marrë vendim që lokalet e gastronomisë do të mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Gjatë kësaj periudhe lokalet mund të punojnë në hapësira të hapura dhe ‘merr me vete’.