Foto: Donald J. Trump / Facebook
The New York Times: Mirë se vini në “Amerikën e Trumpit”
Gazeta amerikane, The New York Times e ka titulluar “Mirë se vini në ‘Amerikën e Trumpit” letrën elektronike që më 07.11.2024 ua ka dërguar lexuesve me përmbledhjen e zhvillimeve politike për ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës bën të ditur zyrtarisht fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet e 5 nëntorit përballë rivales demokrate Kamala Harris, e cila tashmë e ka pranuar humbjen, por është zotuar se do të vazhdojë luftën e saj politike.
Mbijetesa politike
“Donald Trump mbijetoi një dënim penal, aktakuza, një plumbi të një vrasësi, akuzave për autoritarizëm dhe përmbysjes së pashembullt të përkrahjes së kundërshtares së tij”, shkruan gazeta njujorkeze. “Tani në një kthim të jashtëzaoknshëm politik, ai do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është ish-lideri i parë qe më shumë se 120 vjet që ia del të marrë mandatin e dytë por jo njëpasnjëshëm”.
Planet sfiduese të Trumpit për ta përmbytur sistemin politik të vendit duket se ia kishin dalë t’i bënin për vete miliona votues amerikane. Ai ia doli të gëzonte mbështetje në mesin e votuesve të shtresës punëtorë hispanike dhe afro-amerikane, duke ia shtruar rrugën Partisë Republikane të fitojë në një komb të diversifikuar.
Ndryshimet radikale
“The Times” vlerëson se disa votues e kanë parë atë si zgjidhje të vetme për luftimin e asaj çfarë e konsiderojnë imigracion të dalë prej kontrolli dhe për të fuqizuar ekonominë amerikane. Por shumë amerikanë ende e shohin atë si politikan të pazakonshëm dhe shumëkush mendon se fitorja e tij erdhi më shumë si pasojë e pakënaqësisë ndaj zëvendëspresidentes Harris dhe Partisë Demokratike.
Fitorja elektorale e Trumpit do të ndikojë në ndryshime thelbësore: Ai i fitoi të gjitha pesë shtetet e luhatura që deri tani konsideroheshin shtete fushëbeteje, ai priu me epërsi të madhe edhe në dy të tjera, dhe pritet të bëhet presidenti i parë republikan që në njëzet vitet e fundit fiton edhe votën popullore. Republikanët kthyen edhe kontrollin e Senatit, që do t’ia mundësojë Trumpit t’i zbatojë me lehtësi politikat e tij prioritare. Ende mbetet të përcaktohet se kush do ta kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve.
Problemet ligjore
Trump do të jetë në gjendje që t’i hedhë poshtë akuzat penale të drejtësisë federale kundër tij duke shtyrë ose t’i rrëzojë rastet shtetërore dhe lokale që e kërcënojnë me burgim dhe me konfiskim pasurie. Jack Smith, prokurori special që e akuzoi Trumpin, tashmë ka nisur diskutimet për t’i tërhequr rastet kundër tij.
Fjalimi i pranimit të disfatës
Harris ka mbajtur të mërkurën mbrëma fjalimin e parë pas ditës së zgjedhjeve.
“Është në rregull të ndiheshin të pikëlluar dhe të zhgënjyer, por ju lutem, po ju lutem ta dini se do të shkojë mbarë”, iu drejtua ajo mbështetësve të përlotur në Uashington. “Edhe diçka: Nganjëherë, beteja merr pak kohë”.
Analizë
“Establishmenti politik më nuk mund të vlerësojë Trumpin si një devijim të përkohshëm prej marshit të gjatë të përparimit”, ka sh kruar Peter Baker, korrespodent i “The Timesit” në Shtëpinë e Bardhë. “Me fitoren e tij të kthimi për ta rimarrë presidencën, Trumpi e ka etabluar veten si një forcë transformuese që rifomëson Shtetet e Bashkuara sipas imazhit të tij”.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com