Thaçi: Zhbllokimi i fondeve të MCC-së, një lajm tjetër i mirë për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se zhbllokimi i fondeve të MCC-së është një lajm tjetër i mirë për Kosovën.

Korporata e Sfidave të Mileniumit të Qeverisë së SHBA-së (MCC) përmes një deklarate, ka mirëpritur heqjen e reciprocitetit nga Kosova për produktet e Serbisë, duke bërë të ditur ditur se do të rifillojë implementimin e projekteve në Kosovë për zhvillim ekonomik.

Kurse, presidenti Thaçi ka thënë se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka çmim.

“Partneriteti i përhershëm me Uashingtonin është rrugë e vetme që çon drejt një të ardhmeje të sigurt për Kosovën, në paqe e prosperitet për gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Zhbllokimi i fondeve të MCC-së është një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk…

Publiée par Hashim Thaçi sur Samedi 6 juin 2020