Foto: ZPRK

Thaçi uron ShBA-në për përvjetorin e pavarësisë

President i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përvjetorin e tyre të pavarësisë.

Presidenti ka shkruar se Kosova ndan vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike.

“Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike”, ka shkruar ai në Facebook.

“Populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë. Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, thuhet në publikimin e Thaçit.

Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Urimet më të sinqerta…

Publiée par Hashim Thaçi sur Samedi 4 juillet 2020