Hashim Thaçi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Thaçi uron fillimin e vitit të ri shkollor, kërkon respektimin e rregullave  

Me kërkesën që të respektohen të gjitha masat mbrojtëse ndaj COVID-19, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor.

“Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, duke iu kërkuar që t’i respektojnë rregullat e reja të shkollës dhe klasës që për qëllim kanë ruajtjen e shëndetit të tyre në këtë kohë pandemie, ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Nesër është paraparë të fillojë mësimi për të gjitha shkollat e Kosovës.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj, ka prezantuar vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor, i cili do të organizohet në dy faza.

Ndërkohë, faza e dytë, fillon më 21 shtator, në të cilën përfshihen klasat, 7, 8, 9, 11 dhe 12, sipas skenarit B, pra dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim online dhe në distancë.

Viti i ri shkollor është dashur të fillojë më 1 shtator, por është shtyrë, siç është thënë nga Ministria e Arsimit, me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.

Në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), për ruajtje të shëndetit të nxënësve në shkolla, thuhet se shkolla duhet të sigurojë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë