Thaçi tregon se çka diskutoi sot në takimet me liderët politikë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka treguar në lidhje me takimet që i ka mbajtur sot me liderët e partive politike në vend.

Thaçi tha se synimi i tij ka qenë që të diskutojë me ta për situatën politike në vend, pas takimit të tij me homologun serb, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

“Në veçanti synimi im ka qenë që të diskutojmë me liderët institucional dhe ata politikë për momentin aktual politik që po kalojmë dhe hapat që do t’i ndërmarrim në një të ardhme të afërt pas takimit që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai.

“Kosova çdo herë ka kërkuar që në tavolinë, ku diskutohet për të sotmen dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor rol udhëheqës të kenë ShBA-të”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se këto takime i ka bërë për shkak të transparencës.

“Prandaj në kuadër të transparencës unë sot kam zhvilluar takime duke filluar nga ish-kryeministri dhe lideri i LDK-së Isa Mustafa që ka qenë një takim i shkëlqyer dhe u dakorduam që të kemi qëndrim të përbashkët për çështjet vitale të konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm”, ka shtuar Presidenti Thaçi.

“Një takim shumë të mirë kam pasur edhe me kryetarin e PDK-së. Kadri Veseli. Gjithashtu kemi vazhduar në bisedë shumë konstruktive dhe miqësore me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, ai përkrah përpjekjet për të krijuar qëndrim të përbashkët madhor. Edhe me liderin e Nismës u pajtuam që të flasim me një zë, sidomos në dialogun me Serbinë”, thotë ai.

Kreu i shtetit ka theksuar edhe takimet me liderët e minoriteteve.

“Për të zgjeruar transparencën e plotë para të gjithë qytetarëve, sot kam pasur takim tepër të mirë edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe, ministritn Jevtic dhe depuetin Rakic, roli i komunitetit serb është i një rëndësie të veçantë, është më interes që të punojmë së bashku, këto konsulta do të vazhdojnë edhe në ardhmen”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka shtuar se një bisedë telefonike ka zhvilluar me liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Në kuadër te agjendës, nevojën për unitet politik e kam mar nga Beghet Pacolli, që kam zhvilluar një telefonat sepse e kishe të pamundur të vinte”, ka thënë ai.

Gjatë ditës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim edhe përfaqësuesit e Listës Serbe. Takimet me liderët e pozitës dhe opozitës po mbahen sot me qëllim të koordinimit të çështjeve me interes kombëtar.

I vetmi nga liderët që nuk i është përgjigjur ftesës së kreut të vendit ka qenë kryeministri Albin Kurti.