Pal Lekaj - Foto: Facebook/PalLekaj

Thaçi telefonon Lekajn nga Haga për t’ia uruar Krishtlindjet

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka shtuar se Thaçi e ka telefonuar atë për t’ia uruar Krishtlindjet.

“Sapo përfundova bisedën telefonike me mikun tim Presidentin Hashim Thaçi.  E falënderoj për kohën dhe mundësinë për të më telefonuar dhe uruar Krishtlindjen. Uroj që me Presidentin Thaçi dhe luftëtarët e tjerë të shihemi së shpejti në Kosovë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Të akuzuar dhe në paraburgim në Hagë, aktualisht, janë ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ish-krerët e UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, Salih Mustafa. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë të akuzuarit tashmë kanë ekipet mbrojtëse të përbërë nga avokatë vendorë dhe ndërkombëtarë.