Thaçi takon kryetaren e QKZ-së, flasin për organizimin e zgjedhjeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Sipas komunikatës për media, në këtë takim u bisedua për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Në këtë takim është biseduar për përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve, pas paralajmërimit te partive politike parlamentare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, nesër me 22 gusht”, ka njoftuar zyra për media e Presidencës.

“Duhet të bëhen të gjitha përgatitjet teknike, profesionale si dhe të sigurohen mjetet buxhetore, për të organizuar një proces zgjedhor, i cili përmbush kriteret më të larta demokratike”, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi në takim me Dakën.

Ai ka thënë se edhe në këto zgjedhje duhet të ketë monitorim profesional nga organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare dhe mediat.

Nga ana tjetër, Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se tashmë kanë filluar të bëhen përgatitjet teknike për organizimin e zgjedhjeve demokratike në Kosovë, pas shpërndarjes së Kuvendit dhe pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit.