Foto: Presidenca e Kosovës

Thaçi takoi Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar Robert O’Brien në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Sipas një njoftimi për media, Thaçi u shpreh se “ishte një takim i shkëlqyer me Këshilltarin për Siguri Kombëtare, z. O’Brien”.

“Liria, pavarësia dhe suksesi i Kosovës është pashmangshëm i lidhur me bashkërendimin tonë me aleatët tanë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi presidenti Thaçi.

Në njoftim është thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar vëmendjen ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, me iniciativë të vetë presidentit Trump.