Foto: Hashim Thaçi / twitter

Thaçi takohet me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Davos të Zvicrës, ka takuar këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të presidentit Donald Trump, Robert C. O’Brien.

Thaçi përmes një shkrimi në ‘Twitter’ ka bërë të ditur se në bisedën me këshilltarin e presidentit amerikan është konfirmuar roli i domosdoshëm të ShBA-së në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Bisedë e shkëlqyeshme pata me z. Robert C. Obrien, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump për të konfirmuar rolin e domosdoshëm të ShBA në arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të konfirmuar marrëdhënie të veçanta midis dy kombeve tona”, ka shkruar presidenti, të martën.