Hashim Thaçi në takim me Valdete Dakën Foto: ZPRK

Thaçi takohet me Dakën, flasin për hapjen e rrugës për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, me të cilën thuhet se ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.

Presidenca përmes një njoftimi ka bërë të ditur se, Daka e ka njoftuar Thaçin për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në fillim të këtij muaji.

Ndërkaq, më tej thuhet se presidenti ka vlerësuar kryetaren Daka për “punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral”.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur me 6 tetor.

Nga ky proces zgjedhor me të votuarat dolën Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Supremja kërkon të numërohen votat e Diasporës