Thaçi takim lamtumirës me U. D. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës Zëvendës-shefin e EULEX-it dhe Ushtrues Detyre i shefit të Misionit të EULEX, Bernd Thran, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet e Kosovës.

“U jam mirënjohës juve personalisht për angazhimin tuaj në misionin tonë të përbashkët të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi, duke e falënderuar atë për punën e tij në Kosovë.

Sipas një komunikate për media, Thaçi u shpreh se Kosova ka përfituar shumë nga bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekspertët e EULEX-it.