Presidenti Hashim Thaçi në samitin e Zagrebit Foto: ZPRK-së

Thaçi: Synimi i Kosovës, antarësimi në BE dhe NATO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën e Europës, ka thënë se Kosova  synim të vetëm strategjik ka orinetimin euroatlantik  dhe pranimin në BE dhe NATO.

“U bënë 70 vjet që nga koha kur ideja për zhvillim ekonomik mes shteteve themelore të kontinentit të vjetër u bë bazë e forcimit të paqes, prosperitetit dhe vizionit të Bashkimit Europian”, ka shkruar ai në Facebook.

“Kosova si shtet i ri dhe sovran falënderon të gjitha shtetet evropiane që dhanë kontribut historik për lirinë dhe pavarësinë tone”, ka shtuar ai më tej.

Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Europian.

Kjo ditë tashmë ka vite që festohet edhe në Kosovë.