Thaçi sonte iu drejtohet qytetarëve për katër ditët në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sonte në orën 20:00 do të flasë për katër ditët e kaluara në Hagë.

Shumë qytetarë e ish-luftëtarë të UÇK-së, me flamuj në duar në shenjë nderimi ndaj tij, kanë dalë dje në pikën kufitare në Morinë, për të pritur presidentin Thaçin, i cili është ndalur dhe është përshëndetur me qytetarët, por nuk ka dhënë ndonjë deklaratë./21Media