Thaçi solidarizohet me ShBA-në pas rasteve të shtuara me COVID-19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është me ShBA-në pasi atje është duke u rritur numri i viktimave me COVID-19.

“Zemrat dhe mendimet tona janë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi po shohim të rritet numri i viktimave me COVID-19. Ngushëllime familjeve të viktimave. Momente si kjo janë një kohë për të reflektuar në ndikimin tonë dhe të qëndrojmë në shtëpië në mënyrë që të shpëtojmë një jetë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Amerika, sipas CNN, ka shënuar një rekord vdekjesh këtë të martë prej 1 mijë e 858 persona për një ditë nga coronavirusi.

Dhe që nga janari, autoritetet shëndetësore kanë identifikuar më shumë se 399 mijë raste me COVID-19 në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Kurse, në Kosovë, deri më tani në Kosovë janë shënuar 184 raste me coronavirus, 30 të shëruar dhe 5 të vdekur.