Thaçi shkon për të pame në familjen e policit të vrarë në Zhur

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka shkruar në Malishevë për të shprehur ngushëllime te familja e Sami Thaqit, policit të vrarë ditë më parë në Zhur të Prizrenit.

“Sot isha në familjen Thaqi në Shkarashnik të Malishevës, për të shprehur ngushëllime për heroin Sami Thaqi. Fëmijët e Samiut dhe familja e tij do ta kenë kujdesin e përhershëm të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Sami Thaqi, pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dri ditë më parë në krye të detyrës, gjatë një batisje në Zhur të Prizrenit.

Varrimi i Thaqit u mbajt të mërkurën në fshatin Shkarashnik të Komunës së Malishevës.

Në ceremoninë e varrimit të policit Sami Thaqi kanë marrë pjesë drejtues të Prokurorisë së Shtetit, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe deputetë të ndryshëm, por nuk kanë marrë pjesë krerët kryesor të shtetit.

Në ceremoninë e varrimit të Thaqit nuk është parë presidenti i vendit Hashim Thaçi, as kryeministri në detyrë, Ramush Haradinj, e as kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca.

VIDEO: Varrimi i policit Sami Thaqi

www.kallxo.com