Thaçi: Shkëmbim territoresh nuk do të ketë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,tha se asnjëherë nuk e ka diskutuar mundësinë e shkëmbimit të territorit me Serbinë, por se do të ketë demarkim të kufirit.

“Demarkim mund të ketë në modelin e Malit te Zi dhe Maqedonisë. Kurrë në jetën time nuk kam folur për shkëmbim dhe nuk ka m’e pasë kurrë, as ndarje të Kosovës nuk kam folur dhe as nuk do të ketë, dhe as autonomi në modelin Republika Srbska. Kosova do të njihet me këtë integritet dhe territor që ka sot. Demarkim mund të ketë, por kjo çështje është e ekspertëve”, tha Thaçi për T7.