Thaçi: Rreziku nga COVID-19 është ende i lartë, respektoni rekomandimet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia COVID-19 është ende i lartë.

Thaçi ka shkruar se qytetarët duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve.

“Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia COVID-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, ka shkruar kreu i shtetit në rrjetin social “Facebook”.

KALLXO.com dje ka raportuar se presidenti Thaçi gjatë një vizite në Komoran nuk ka respektuar asnjë masë mbrojtëse që po apelohet vazhdimisht nga institucionet shëndetësore.

Ai në fotografi shihet i rrethuar me dhjetëra persona duke mos respektuar as distancën sociale.

FOTO – Hashim Thaçi i rrethuar me njerëz, nuk i merr parasysh masat kundër COVID-19