Thaçi: Roli i ShBA-së në dialogun Kosovë- Serbi është i pazëvendësueshëm

Ka filluar darka e punës në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Richard Grenell, i dërguari i posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Në një deklaratë për media, presidenti Thaçi shfaqi shpresën se nën lidershipin e presidentit Trump do të arrihet marrëveshja finale mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo do t’i ndihmojë shumë zhvillimit ekonomik, progresit, paqes dhe stabilitetit”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës tha se roli i Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm.

Ai e falënderoi ambasadorin Grenell për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.