Thaçi reagon për dëmtimin e varrezave në Rahovec

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me dëmtimin e varrezave të komunitetit rom, shkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit.

Akt të ulët dhe të papranueshëm për shoqërinë e ka quajtur presidenti Thaçi një veprim të tillë.

“Dëmtimi i varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit është një akt i ultë dhe i papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi ka kërkuar nga policia e Kosovës hetimin e rastit dhe dërgimin para drejtësisë të kryerësve.

“Si president i vendit e dënoj ashpër këtë veprim të ulët dhe kërkoj nga Policia e Kosovës që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë. Komunitetet janë pasuri e Republikës së Kosovës. Harmonia ndëretnike është shembull për gjithë rajonin dhe nuk e lejojmë askënd që ta prishë atë”, thuhet tutje në reagim.

Ky reagim vjen pasi sot gjatë ditës në Rahovec janë dëmtuar varrezat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.