
Hashim Thaçi, president
Thaçi planifikon të blejë veturë të blinduar 145 mijë euro
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po planifikon që të blejë një veturë të blinduar në vlerë prej 145,000 euro nga buxheti i vitit 2020.
Kërkesa e zyrës së presidentit për të blerë veturën e blinduar ka shkuar në Ministrinë e Financave gjatë këtij viti. Kjo veturë do të blihet gjatë këtij viti.
Për në zyrën e Presidentit, do të financohen edhe 215,000 euro për pajisje të IT-së, 140,000 euro për furnizim me mobilje, ndërsa për fotokopje dhe kamerë do të jetë vlera 15,000 euro.
KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës në buxhetin e vitit 2020 ka vendosur që t`ia ulë buxhetin Zyrës së presidentit Hashim Thaçi për më shumë se gjysmë milioni euro.
Zyra e presidentit Hashim Thaçit për vitin 2020 pritet të ketë buxhet prej 3 milionë e 698 mijë e 709 euro, apo 520 mijë euro më pak se vitin e kaluar.
Në anët tjetër veturat e blinduara të ish-presidentit Ibrahim Rugova vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Qeveria Kurti ia zvogëlon buxhetin Presidentit
Në total, buxheti i këtij viti është 2 miliardë e 357 milionë euro.
Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, Kuvendi i Kosovës me 63 vota pro, miratoi Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.
KALLXO.com ka raportuar edhe për ndarjen e buxhetit për disa nga komunat.