Hekurudha - Foto: Rtv21
Thaçi përshëndet nismën për marrëveshjen hekurudhore Kosovë - Serbi
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përshëndetur paralajmërimet për marrëveshjen e ardhshme Kosovë-Serbi në fushën e hekurudhave.
Ai në rrjetin Twitter e ka quajtur këtë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit ta raporteve në mes dy shteteve.
“Unë përshëndes synimin për të rivendosur lidhjet hekurudhore në mes Kosovës dhe Serbisë, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm, dyfish të normalizimit të plotë. Mirënjohës Presidentit Donald Trump dhe Richard Grenell për angazhimin e tyre për ndërtimin e paqes dhe prosperitetit në rajon”, ka shkruar ai.
Sot, gjatë vizitës në Serbi, Ambasadori i ShBA-së në Berlin dhe i deleguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell, paralajmëroi marrëveshjen për lidhjen e hekurudhave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Rreth kësaj marrëveshje kanë folur sot për KALLXO.com edhe nga Infrakos, kompania e cila merret me menaxhimin e hekurudhave të Kosovës.
‘Infrakos’ deklarohet për marrëveshjen hekurudhore Prishtinë-Beograd
www.kallxo.com