Thaçi përditëson fotografinë e kopertinës në Facebook me stemën e UÇK-së

Pas publikimit të aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria e Specializuar për krime kundër njerëzimit, presidenti Hashim Thaçi deri më tani nuk ka dalë me ndonjë reagim publik.

Por, një ditë pas publikimit të ngritjes së aktakuzës, Thaçi ka përditësuar fotografinë e kopertinës në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Në këtë fotografi është e paraqitur stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.

Sipas njoftimit, Thaçi e Veseli akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.