Thaçi për Kurtin: Kosova nuk ka pasur kryeministër më të dobët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar akuzat drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Thaçi në një intervistë në TV Dukagjini ka thënë se kryeministër “më të dobët” se Kurti nuk ka pasur në vend që nga përfundimi i luftës.

“Kryeministër ma të dobët s’ ka pasë që 20 vite. Është mirë, ka marrë drejtimin e vet, ka marrë thu n’tepih edhe e shkarkoi veten. Kryeministri më të dobët e të paaftë nuk ka pasur se ai (Albin Kurti)”, tha Thaçi lidhur me deklaratën e Kurtit se “Thaçi po dëshiron një kryeministër të dobët”.

Presidenti tha se Kurti nuk do të shkarkohet më nga kjo pozitë në të ardhmen, pasi që sipas tij, nuk do të zgjidhet më në krye të ekzekutivit.