Thaçi për incidentin gjatë konferencës: Mbrojtja e afërt ka bërë punë të shkëlqyer

Presidenti Hashim Thaçi është deklaruar lidhur me incidentin e sotëm gjatë konferencës së tij, kur ai u quajt “hajn” nga një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, përderisa këtë të fundit dyshohet se e kanë rrahur pjesëtarët e mbrojtjes së afërt të presidentit.

“Duhet të marrin fund provokimet e Kurtit dhe njerëzve të tij. Toleranca do të jetë zero që të pretendoj për cenime fizike. Nejrëzit të cilët e kanë kryer punën e tyre, e kanë kryer në mënyrë profesionale. Është sjellje me përgjegjshmëri që e kanë njerëzit e afërt”, tha ai në Televizionin 7.

Presidenti shtoi se ky ka qenë provokim për  cenuar presidentin e vendit.

“Njerëzit e sigurisë dhe mbrojtjes së afërt, kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe profesionale. Kurti nuk do të lejohet të cenojë dhe të provokojë. Mendoj se është sjellje e butë [e mbrotjes së afrët]. Është dashur të vijë vetë Kurti, të mos manipulojë me njerëz”, tha Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje po pretendon se truprojet e presidentit Thaçi kanë goditur dhe kanë rrahur deri në gjakosje aktivistin e tyre, Veron Hasani dhe kanë kërkuar lirimin e tij.

Kjo pasi që presidenti Thaçi teksa po e mbante fjalimin e tij pas formimit të qeverisë, aktivisti ka bërtitur duke thënë “hajn”, e “pronto”, por që i cili më pas u ndalua nga Policia e Kosovës.

VIDEO: Arrestimi i qytetarit që e quajti hajn presidentin Thaçi