FOTO: Hashim Thaçi/Twitter

Thaçi pas heqjes së reciprocitetit: Presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia që pa humbur kohë të rifillojë dialogu

Presidenti Hashim Thaçi e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Sipas Thaçit tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia që “pa humbur kohë” të rifillojë dialogu.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Qeveria Hoti në mbledhjen e sotme ka hequr reciprocitetin ndaj Serbisë.

Kryeministri Hoti ka shtuar se tanimë janë hequr të gjitha pengesat për të rifilluar negociatat me palën serbe.

Lidhur me heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Isa

Sipas Mustafës, Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin për partnerët SHBA-të dhe BE-në.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm. Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE. Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Qeveri Hoti në mbledhjen e sotme ka hequr reciprocitetin ndaj Serbisë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se janë hequr të gjitha pengesat për rifillimin e dialogut.

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë