Thaçi pa maskë e distancë, dekoron Yoel Kaplan

Gjatë ditës së sotme, Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ka dekoruar me titullin Ambasador Nderi, Rabinin e Shqipërisë Yoel Kaplan.

Në disa fotografi të shpërndara në rrjetin social Facebook, ka treguar gjithashtu se në takim ka pritur edhe disa delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të komunitetit hebre nga New York-u.

Në takimin e sotëm, Thaçi ka shkruar edhe se ka pranuar një dhuratë Bririn e Lirisë, si simbol i të arriturave të Kosovës si shtet i lirë.

Por në gjitha këto fotografi të cilat ka shpërndarë Thaçi, në asnjërën prej tyre nuk shihet se është duke i respektuar masat e vendosura nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike si dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Thaçi shihet se nuk ka respektuar mbajtjen e maskës dhe hapësirën mes personave ashtu siç është rekomanduar nga ana e institucioneve të shëndetësisë.

Përveç Thaçit në fotografi shihet se vetëm njëri nga mysafirët po mban maskën për tu mbrojtur nga përhapja e virusit COVID-19, e të tjerët jo.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët në lidhje me mosrespektimin e masave kundër COVID-19 nga ana e Presidentit Thaçi.

Thaçi për çaj në Prizren, i vetmi pa maskë

“Mozzik” poston fotografi me Presidentin në një takim pa maska