Presidenti Hashim Thaçi. Foto: Kallxo.com

Thaçi: Njohja nga Izraeli nuk është e rastësishme, kemi bashkëpunuar gjatë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli në kuadër të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, nuk është e rastësishme.

“Por se a do ta njihte Kosovën Izraeli kjo ka qenë e njohur botërisht se kjo do të ndodhte. Mendoj se ka ndodhur në momentin më të duhur të mundshëm. Prandaj kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, qoftë në nivel të lartë institucional të këtyre 12 viteve prej se Kosova është bërë e pavarur dhe sovrane e qoftë edhe në nivel të ambasadave tona në vende të ndryshme, qoftë në Uashington apo në Bruksel”, tha Thaçi.

Thaçi tha se Kosova e Izraeli në këto vite kanë bashkëpunuar edhe në aspektin e sigurisë.

“Njohja nga Izraeli për Kosovën nuk është e rastësishme, por është kurorëzim i përpjekjeve të gjata, të përbashkëta. Kjo njohje nuk do të ndodhte pa ndërhyrjen e fuqishme të presidentit Trump”, tha ai.

Çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar në Uashington?