Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi në Tiranë me ftesë të Ilir Metës

Sot në Tiranë mbahet konferenca “Feja si instrument i paqes” e cila është organizuar nga Departamenti i Shtetit të Amerikan dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Ky i fundit, Ilir Meta, e ka ftuar në këtë konferencë edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot merr pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë”, thuhet në njoftimin e presidencës kosovare.

“Presidenti Thaçi në panelin hyrës do të flasë për rolin e fesë në ndërtimin e paqes në Kosovë. Në këtë konferencë marrin pjesë udhëheqës të shteteve të rajonit dhe udhëheqës të bashkësive fetare nga e tërë bota”, thuhet në fund të njoftimit.