Arkiv - Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit

Thaçi: Në 3 muajt e fundit Serbia ka rritur autoritetin në veri të Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë për Klan Kosova tha se Serbia ka rritur autoritetin e saj në veri të Kosovës.

Sipas tij, autoriteti i Serbisë në veri është sikur në vitet para pavarësisë.

“Serbia ka më shumë autoritet sot në veri. Kaq autoritet ka pasur vetëm në vitet 2005, 2006 e 2007 dhe tash në tre muajt e fundit”, tha Thaçi gjatë intervistës.

Ai ka akuzuar Qeverinë edhe për pranimin e testeve për COVID-19, që sipas tij e kanë rehabilituar Vuçiqin në mediat ndërkombëtare.

“Kjo nuk është akuzë, është realitet. Nëse akuzohej kryeministri Rama që Vuçiq e vizitoi Durrësin, atëherë nuk ka pasur mundësi që t’i bënte rehabilitim më të madh Vuçiqit, sesa të pranoj testet, ku e rehabilitoi presidentin Vuçiq në gjitha mediat ndërkombëtare” tha në mes tjerash Thaçi.