Thaçi ndan medalje të meritave për Bankën Botërore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ndarë Medalje Presidenciale të Meritave, zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.

Kjo sipas Presidentit, për shkak të kontributit të Bankës Botërore në zhvillimin ekonomik të Kosovës, dhe në njëzetvjetorin e saj.

Këtë medalje e ka pranuar Drejtoresha Regjionale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

“Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe të gjitha projektet e financuara nga Banka Botërore kanë dhënë rezultate shumë të mira në ekonominë dhe shoqërinë tonë. Ato kanë ndikuar në stabilitetin financiar dhe në rritjen ekonomike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social ‘Facebook’, të mërkurën.