Presidenti Hashim Thaçi në Munih pas nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudha dhe autostrada Prishtinë-Beograd, Foto: Hashim Thaçi/Twitter
Thaçi: Moment historik marrëveshja Kosovë-Serbi për hekurudhat dhe autostradat
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur moment historik nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat Kosovë-Serbi.
Thaçi përmes një publikimi në Twitter për këtë marrëveshje ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump dhe të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Një tjetër moment historik! Së pari, marrëveshja për trafikun ajror dhe sot kemi nënshkruar marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat Kosovë dhe Serbi. Faleminderit Donald Trump për udhëheqjen tuaj, dhe Richard Grenell për vendosmërinë”, ka shkruar ai.
Sipas presidentit Thaçi, ky është një hap i shkëlqyeshëm drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje midis dy vendeve.
Another milestone! First, the deal on air traffic & today we signed the deal on railways & highways b/w Kosovo and Serbia. Thank you @realDonaldTrump for your leadership, and @RichardGrenell for the resolve. A great step towards reaching a final peace agreement b/w two countries pic.twitter.com/ujmNXf71fS
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 14, 2020
Në Munih të Gjermanisë mëngjesin e sotëm është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe për autostrada me ndërmjetësim të të dërguarit të posaçëm të Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, për negociatat Prishtinë-Beograd.
Në takim kanë marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Ndërkaq, marrëveshja është nënshkruar mes përfaqësuesve të të dyja vendeve, nga Kosova të emëruarit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe nga pala serbe, Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Grenell në Serbi paralajmëron edhe linjë hekurudhore Prishtinë-Beograd