Thaçi me kritika ndaj BE-së për emisarin e dialogut Kosovë - Serbi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet ti japë peshë përfshirjes së vet politike në dialogun Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se BE ka ulur nivelin e përgjegjësisë se vet duke emëruar një emisar në dialogun Kosovë – Serbi. Thaçi nuk ia ka përmendur emrin Mirosllav Lajçak.

“Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet, nuk i ndihmon këtij qëllimi”, ka shkruare Thaçi.

“BE-ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”, ka shkruar ai.

 

Roli i diskutueshëm i BE-së përmes të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi

.