Foto: REL

Thaçi: Kurti të heq dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar

Presidenti Hashim Thaçi sërish ka vazhduar t’i shpreh kundërshtitë e tij me tashmë ish-kryeministrin Albin Kurti.

Thaçi dekalroi se Kurti duhet të bëjë dorëzimin e detyrës tek Qeveria Hoti.

“Nga Kurti kërkohet pranim-dorëzim sa më i lehtë i detyrës tek qeveria Hoti. Gjithashtu kërkohet që të heq dorë Kurti nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar. Barrikadimi i tij nuk i bën nder as atij, as partisë së tij, as shtetit të Kosovës, as demokracisë në Kosovë”, tha ai.

Presidenti shtoi se pas shkarkimit Kurti po bëhet edhe më “qesharak”.

Kuvendi i Kosovës sot me 61 vota ka miratuar qeverinë e re të vendit, me kryeministër Avdullah Hotin.

Presidenti Hashim Thaçi në konferencë për shtyp

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 3 juin 2020