Thaçi: Kurti dhe grupi i tij po e heshtin rastin Deharin

Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë dhënë për TV Dukagjinin ka përmendur rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, duke deklaruar se Kurti dhe grupi i tij po heshtin për rastin e tij.

“Pse z.Kurti dhe grupi i tij e heshtin rastin Dehari. Pse tash e 3 muaj nuk merren me atë çështje. Kishin premtime të jashtëzakonshme që kur të vijnë në pushtet, a u morën me rastin Dehari. Ata nuk merren me këtë rast sepse e vërteta e shtytjes për vdekje çon në mentalitetin e z.Kurtit dhe të njerëzve të tij”, është shprehur Thaçi.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në nëntor të vitit 2016.