Hashim Thaçi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Thaçi kujton masakrën ndaj 23 anëtarëve të fmailjes Deliu në Abri të Epërme

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën e 26 shtatorit të 1998 ku forcat serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme.

Thaçi ka vënë në pah se si askush deri më tani nuk është dënuar për kryerjen e kësaj masakre.

Lexoni postimin e plotë të Presidentit Hashim Thaçi:

Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë̈ e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm! HTH