Thaçi: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, është çështje politike

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizim e vizave, por që kjo është çështje politike.

Këtë deklaratë, presidenti Thaçi e ka thënë në Konferencën Vjetore të Prokurorëve të Shtetit.

“Punët për luftën kundër korrupsionit, terrorizmit, nepotizmi nuk duhet t`i kryeni vetëm për liberalizim të vizave apo integrime evropiane por për forcimin e shtetit, prandaj kushdo që flet për luftën kundër korrupsion dhe tani e lidh me liberalizim e vizave, e ka gabim, lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të vazhdoj”, u shpreh Thaçi.

Ai tutje ka thënë para prokurorëve që çdo deklaratë, e ndonjë “burokrati”, për çështjen e liberalizimit të vizave, është e pavërtetë.

“Deklaratat e ndonjë burokrati që lidhet me këtë çështje, po ju them se nuk është e vërtet. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, 95 prej tyre, është çështje politike tash”, u shpreh Thaçi.

Ai tutje ka folur edhe për Sistemin Prokurorial të Kosovës, për të cilin ka thënë se është një hallkë shumë e rëndësishme e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Janë bërë hapa konkret në forcimin e Sistemit Prokurorial të Kosovës, vendimtar mbetet përkushtimi I prokurorëve të rijnë, të jen të pavarur, profesional dhe të pa anshëm”, u shpreh Thaçi.

KALLXO.com po transmeton live konferencen e Prokurorisë së Shtetit.

Konferenca vjetore e prokurorëve

Konferenca vjetore e prokurorëve

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 17 janvier 2020

.