Thaçi: Kosova e gatshme të ofrojë ndihmë për Turqinë pas tërmetit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme të ofroj ndihmë operative pas tërmetit të sotëm që goditi Turqinë.

Tërmeti me fuqi prej 6.8 ballë rezultoi me vdekjen e 6 personave e shumë të tjerë të lënduar.

“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosur nga tërmeti që goditi qytetin Elazig. Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, ka shkruar Thaçi në Twitter.